Në Durrës, një pallat i kohës së komunizmit është zhytur dy kate nën tokë si pasojë e tërmetit të fortë që goditi vendin në orët e para të mëngjesit. Banorët e dy kateve të para, të paktën katër persona nga të cilët dy të moshuar, dhe një nënë me të bijën, kanë ngecur nëntokë ngaqë forcat xheniere nuk ndërhyjnë dot.

Një familje që jetonte në katin e katërt të kësaj ndërtese gjeti mënyrën për të zbritur në tokë, aty ku do të ishin më të sigurt. Ngaqë pallati u zhyt, kati i katërt zbriti në lartësinë e katit të dytë. Përmes çarçafëve të lidhur me njëri-tjetrin, të fiksuar në një objekt të rëndë brenda të shtëpisë, ata u zvarritën me radhë deri sa zbritën.


Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...