Derisa shumë çifte vendosën t’i japin jetë premtimeve të përjetshme përmes kurorëzimit, të tjerë zgjodhën t’i japin fund martesave të tyre.
Nga statistikat e publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës del se vetëm gjatë muajit dhjetor të vitit 2024, në Kosovë janë shkurorëzuar 142 çifte, raporton Arbresh.info.
Për një kohë kaq të shkurtër, këto statistika na kujtojnë se martesat janë të ndërtuara mbi sfida, por gjithashtu na ofrojnë një pasqyrë të sinqertë të ndryshimeve në dinamikën familjare dhe shoqërore.
Numri i kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve gjatë këtij viti reflekton një realitet kompleks shoqëror.
Kujtojmë, se vetëm gjatë periudhës janar-shtator 2024, në Kosovë janë divorcuar 1 mijë e 255 çifte, 155 prej tyre në janar ndërsa më së paku ka pasur në prill me vetëm 112.
Sa i përket kurorëzimeve të martesës, vetëm gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2024, 13 mijë e 353 çifte kanë vendosur të formalizojnë lidhjen e tyre me kurorëzim.
Në muajin e fundit të 2024-s, janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 491 kurorëzime.
Mes kurorëzimeve që festojnë fillimet e reja dhe shkurorëzimeve që simbolizojnë fundin e një kapitulli, mbetet shpresa se secili vendim shërben për të ndërtuar një jetë më të mirë për individët dhe familjet e tyre.
Ndarjet e martesës, shpesh herë, shkaktojnë pasoja të rënda sociale, veçanërisht për fëmijët.
Disa prindër zgjedhin të mos mbajnë përgjegjësi për mirëqenien e fëmijëve të tyre, ndërsa të tjerë detyrohen të luajnë dy role prindërish për të siguruar kujdesin e duhur për ta.
Një nga problemet më të thella që prekin çiftet gjatë një divorce është dhuna psikologjike dhe fizike, një fenomen që nuk duhet të lejohet apo pranohet nga asnjëra palë në marrëdhënie./Arbresh.info/Rita Jakupi/
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...