Po vazhdon normalisht procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës.
Sipas zyrtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore në Preshevë dhe Bujanoc gjithçka është duke shkuar mirë.
13.5 për qind është dalja e qytetarëve në votime në komunën e Bujanocit deri në ora 12:00, kurse në komunën e Preshevës deri këtë kohë kanë votuar 10.5 për qind e votuesve.
Të dhënat për RTK janë konfirmuar nga kryetarët e Kuvendeve Komunale Zgjedhore në këto komuna.
Alban Mehmeti, kryetar i KKZ në Preshevë ka thënë se gjithçka është duke shkuar mirë dhe nuk ka pasur asnjë incident që mund t’i jepte hije të keqe votimit.
Pasi kanë votuar, kandidatët për kryetar të komunave, kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët që të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.
Kurti pret delegacionin amerikan, kërkon mbështetje për anët...
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...