Mbi 30 punëtorë shëndetësorë në Kosovë kanë vdekur në krye të detyrës gjatë pandemisë COVID-19.
Në nderim të tyre, është bërë prezantimi i pullës postare.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë̈, Armend Zemaj, ka marrë pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me Covid-19.
Me këtë rast, Armend Zemaj tha se, kjo pullë postare do të tregoj mundin dhe përkushtimin e mantel bardhëve.
“Vlerat tona të përbashkëta duhet t’i promovojmë. Ne kemi marr iniciativë me institucionet tona dhe me kërkesë drejtuar postës së Kosovës për pullën postare që i dedikohet të rënëve mantill bardhë. Kjo ecje e pullës postare do të tregoj mundin dhe përkushtimin e mantill bardhëve.
Sot këta infermier janë përzgjedh në emër të të gjithë profesionistëve shëndetësorë, te cilët vazhdojnë të jenë përball pandemisë”, tha Zemaj.
Gjithashtu mirënjohje u janë ndarë mjekëve dhe infermierëve që ishin prezentë./arbresh.info/


“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...