12 zyrtarë ligjorë nisin sot punën në Gjykatën e Apelit

10:28 | 3 Shtator 2018
V. S.

Në Gjykatën e Apelit sot kanë filluar punën 12 zyrtarë ligjorë.

Dhjetë më marrëdhënie pune të rregullt dhe dy në bazë të një projekti të mbështetur nga GIZ-i gjerman, njofton Klan Kosova.

Në ditën e parë të punës, atyre mirëseardhje u ka uruar kryetari Hasan Shala.

Ai tha se angazhimi i këtij kuadri do të ndikoj pozitivisht në rritjen e efikasitetit në Gjykatën e Apelit, pasi që do të jetë ndihmesë e madhe për gjyqtarët e kësaj gjykate.

Gjykata e Apelit aktualisht ka 16 zyrtarë ligjorë, të cilët janë në shërbim të 41 gjyqtarëve, njofton Klan Kosova.

Të ngjashme