Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gresa Caka – Nimani, priti sot në takim ministrin e Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja.
Përbërja aktuale dhe puna e deritanishme e Gjykatës Kushtetuese, natyra e kërkesave të parashtruara dhe përpjekjet për konsolidimin e praktikës gjyqësore në harmoni me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ishin vetëm disa prej temave rreth të cilave kryetarja Caka – Nimani e informoi ministrin Manja, thuhet në komunikatën për media.
Në vijim të diskutimit, kryetarja Caka – Nimani vuri theksin në marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit me Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, si dhe kontributin e çmuar që kjo gjykatë vazhdon të ofrojë në përpjekjet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për anëtarësim në forumet ndërkombëtare profesionale të gjykatave kushtetuese.
Të dyja palët nënvizuan rëndësinë dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së pavarësisë të sistemit gjyqësor dhe të avancimit të kornizës ligjore të të dyja vendeve duke përvetësuar standardet evropiane, si parakushte esenciale për forcimin e demokracisë, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe mbrojtjen efektive të të drejtave dhe lirive të individit.
Në takimin e përbashkët të kryetares Caka – Nimani dhe ministrit Manja morën pjesë edhe ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...