Qytetarët e Kosovës tash e dy vjet nuk mund t’i marrin shërbimet e nevojshme në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji në QKUK, kjo për shkak të aparatit të gastroskopisë që nuk është duke funksionuar, shkruan arbresh.info.
Mos funksionimi i këtij aparati i detyron qytetarët që të shkojnë në klinikat private për ta bërë këtë ekzaminim të lukthit i cili po kushton nga 100 deri 150 euro.
Në një intervistë për portalin Arbresh.info drejtori i Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji, Zaim Gashi ka thënë se kjo është duke ndodhur, sepse klinikës që ai drejton nuk i takojnë investimet kapitale, por është Ministria e Shëndetësisë që e ka nën përgjegjësi.
“Besoj që problemi veç dihet, d.m.th krejt janë investime kapitale të cilat duhen të bëhen dhe të cilat investime kapitale nuk i takojnë klinikës, më herët i kanë takuar SHSKUK-së ndërkaq tash Ministrisë së Shëndetësisë. Ne si klinikë ende nuk jemi pavarësuar, jo vetëm ne por asnjë klinikë pothuajse nuk është pavarësuar që ta ketë fondin e vetë të veçantë dhe me të cilin do të kishin mundur të menaxhonim. Prandaj çdo problem këtu mund të paraqitet në bushtin jo aq shumë në klinikë sa në kuadër të SHSKUK-së dhe në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë Gashi.
Gashi shpreson se brenda 3 ose 4 muajve do të sigurohet aparatura. Thotë se është në rrugë të mbarë të zgjidhet kjo çështje./BlertaAgushi/Arbresh.info/
Ndiqeni të plotë intervistën:
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër