Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se janë arrestuar Ismet Bahtjarin dhe Sabit Januzin ndaj të cilëve ishte lëshuar një fletëarrest nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Siç bëhet e ditur në komunikatën për media, Bahtjari dhe Januzi janë arrestuar për pengim në administrimin e drejtësisë në Hagë, përkatësisht frikësimin e dëshmitarëve dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.
“Z. Bahtjari dhe z. Januzi u arrestuan në lidhje me krime kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë frikësimin gjatë procedurave penale, sipas nenit 387 të Kodit Penal të Kosovës (KPK) 2019, Kodi nr. 06/L-074, dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare brenda kuptimit të nenit 401(1), (2) dhe (5) të KPK-së, në shkelje të nenit 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Gjykatësi i Procedurës Paraprake ka vendosur se ka dyshime të mirë-bazuara se z. Bahtjari dhe z. Januzi u përpoqën të bindin një dëshmitar që të mos japë dëshmi në procedurat e Dhomave të Specializuara”, njofton Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Në njoftim thuhet gjithashtu se këto veprime të të dy të dyshuarve, nga ZPS-ja thuhet se merren shumë seriozisht, ndaj edhe do të vazhdojë hetimi dhe ndjekja penale e të gjithëve të përfshirë.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar e merr jashtëzakonisht seriozisht frikësimin e dëshmitarëve, hakmarrjen ndaj dëshmitarëve, dhe pengimin e drejtësisë, dhe do të vazhdojë të hetojë e ndjekë penalisht cilindo dhe të gjithë ata që përfshihen në çdo rast”, bën të ditur njoftimi
Ata janë transferuar në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalin para Gjykatësit të Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës pa vonesë të paarsyeshme./Arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...