Ka vdekur ish-gazetari dhe zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arben Rugova.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij, me ç’rast u bë e ditur se varrimi do të bëhet të enjten, në Plavë në Malin e Zi.
“Me zemër të thyer njoftojmë se të hënën me datën 18 mars 2024 në moshën 52 vjeç ndrroi jetë i yni, Arben (Jakup) Rugova. Varrimin e kryejmë të enjtën me 21 mars në ora 15:00 në fshatin e vendlindjes Hakaj, komuna Plavë – Mali Zi. Ngushëllimet i pranojmë të premten, 22 mars në shtëpi të lindjes po në Hakaj, kurse në Prishtinë të dielen me datën 24 mars në Hotel Grand prej orës 9 deri në orën 17:00 Arbeni u trashëgua nga bashkëshortja Mina, djali Rioni dhe vajza Sena Të piklluarit: Babai Jakupi, bashkëshortja Mina, e bija Sena, i biri Rioni, motrat Selvija, Sofija dhe Arbnorja me familje, vëllai Agroni me familje si dhe familja dhe farefisi i gjërë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...