Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka nisur ditën e sotme me një vizitë në një prej kompanive në Prishtinë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se Qeverisja e tij do të vazhdojë mbështetjen e bizneseve që sjellin zhvillim ekonomik e mirëqenie të punëtorëve në Republikën e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Postimi i Kurtit
Mëngjesin e nisëm në Lakrishtë të Prishtinës për vizitë te kompania Concentrix. Me shtrirje në pesë qytete tjera të Kosovës përveç kryeqytetit, kompania këtë vit do të arrijë numrin prej 3000 të punësuarve. Janë themeluar para dhjetë viteve në vendin tonë dhe ndërkohë janë zgjeruar edhe në tri shtete tjera të Ballkanit Perëndimor, ndërkaq zyra udhëheqëse e tyre është në Prishtinë.
Concentrix ofron shërbime të klientëve në gjuhën gjermane për disa nga kompanitë teknologjike më të mëdha botërore. Takova edhe disa punëtorë shqiptar që kanë jetuar e punuar gjatë jashtë shtetit por janë kthyer në Kosovë për të punuar, fituar e kontribuar.
Qeverisja jonë do të vazhdojë mbështetjen e bizneseve që sjellin zhvillim ekonomik e mirëqenie të punëtorëve në Republikën e Kosovës.
NATO kap raketën balistike të Iranit që hyri në hapësirën aj...
Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtin...
Dorëheqja e Haxhi Avdylit, vjen reagimi i Partisë Guxo
Tentoi t’i fuste “në të zezën” mbi 500 litra naftë nga Kosov...
Osmani ende s’e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjev...
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...