11 vjet nga vendimi i GJND-së, Osmani: Koha është që vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë

10:46 | 22 Korrik 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke kujtuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, 11 vite më parë, ka thënë se është koha që vendet që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë.

Ajo në një postim në Facebook, ka thënë Kosova është sovrane e pavarur dhe demokratike.

“11 vjet më parë, GJND vendosi që pavarësia jonë nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. Koha është që vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë. Republika e Kosovës është këtu për të qëndruar: sovrane, e pavarur, demokratike dhe paqedashëse. Do të mbetet përgjithmonë kështu”, ka shkruar Osmani.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GNJD) 11 vjet më parë dha mendimin këshillëdhënës sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara