Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar nga drejtori për shëndetësi Liridon Hoti dhe ai për buxhet, Valon Mazreku, sot kanë vizituar pacientët nga Malisheva, të cilët janë në dializë dhe këtë shërbim e marrin në spitalin rajonal në Prizren.
Berisha, është njoftuar me gjendjen e tyre dhe me shërbimin që iu ofrohet, përfshi edhe transportin e tyre, të cilin e siguron Komuna e Malishevës.
Gjatë kësaj vizite në spitalin rajonal në Prizren, nënkryetari i Komunës së Malishevës dhe Hoti e Mazreku, janë takuar me pacientët që sot ishin duke e marrë këtë shërbim, me të cilët kanë biseduar rreth kushteve dhe trajtimit që ju ofrohet, e në veçanti për transportin që ju sigurohet nga komuna.
Pacientët në dializë, të cilët trajtohen, janë ndarë të kënaqur me këtë vizitë, e po ashtu edhe me shërbimin që ju ofrohet atyre, kurse nënkryetari Berisha, ka premtuar se Komuna e Malishevës, do të vazhdoj të kryej këtë shërbim për pacientët në dializë.
Në Komunën e Malishevës, janë 23 persona në dializë dhe shërbimin shëndetësor e marrin në rregullisht, transmeton Klan Kosova.
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...