Kosova sot pranon një donacion prej mbi 500 mijë vaksina Pfizer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se sot do të mbahet ceremonia e pranimit të këtyre dozave.
“Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës do të mbahet sot ceremonia e pranimit të 515, 970 dozave të vaksinës Pfizer, të siguruara nga Presidenti i SHBA, Joe Biden për popullin e Kosovës, të cilët në vendin tonë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Të nderuara media,
Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës do të mbahet sot ceremonia e pranimit të 515, 970 dozave të vaksinës Pfizer, të siguruara nga Presidenti i SHBA, Joe Biden për popullin e Kosovës, të cilët në vendin tonë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX.
Në ceremoninë pranimit zyrtar të këtij donacioni nga SHBA-të për Kosovën do të marrin pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier , shefja e UNKT, Ulrika Richardson dhe Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi./arbresh.info/
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Kurti ndan fotot nga takimet në Barcelonë: Aleancë globale p...
NASA: Asteroidi “Zoti i kaosit” do të kalojë pra...
Zbulohen ngjyrat e iPhone 18?
Çka i ndodh trupit nëse nuk pimë mjaftueshëm ujë?
Shmangni këto ushqime kur jeni të sëmurë