Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ai ka bërë me dije se ky vit shkollor do të nisë më 3 shtator dhe nuk do të ketë greva. Megjithatë, në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” Jasharaj ka paralajmëruar se në vazhdim të vitit shkollor sistemi arsimor mund të përballet me greva nëse institucionet shtetërore nuk i përfillin kërkesat e SBAShK-ut për njohjen e stazhit për vitet ’90-ta dhe për nivelizimin e pagave.
Ai ka thënë se punëtorët e arsimit nuk po kërkojnë asgjë më shumë sesa një vend meritor në Ligjin për pagat si dhe miratimin e Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e ’90-ta./epoka e re/
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...