Këtë nuk e mbështeti Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, bile këta edhe e paditën MAShT-in për vendimin e ministrit, Shyqyri Bytyqi.
Disa shkolla kanë filluar kompensimin e orëve, por disa të tjera ende janë me SBASHK-un.
Shkolla fillore “Lidhja e Pejës” është ndarë në dysh sa i përket kompensimit, pasi cikli i ulët dhe fillor janë duke kompensuar orët për javën e tretë, ndërsa cikli i mesëm i ulët, jo.
Rreth kësaj çështje ka folur vetë Drejtori i shkollës, Naim Husaj.
“Cikli i ulët dhe fillor janë duke kompensuar orët për javën e tretë, ndërsa nga klasa e 6 deri në 9 nuk po mbajnë mësim pasi po anojnë nga SBASHK-u. Disa nxënës në numër të vogël kanë ardh por profesorët nuk vijnë”, ka thënë Husaj, njofton Klan Kosova.
Moti sot në Kosovë
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin