Shërbyesit civilë protestojnë para Qeverisë, këto janë kërkesat e tyre urgjente

11:44 | 26 Nëntor 2021

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës dhe Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës kanë protestuar sot para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Ku kërkuan buxhetimin e mjeteve për implementimin e Ligjit të pagave në Ligjin për buxhet për vitin 2022, marrëveshjen e përgjithshme kolektive dhe sigurimin shëndetësor.

Ky vendim për protestë sipas sindikatave ka ardhur pas presionit të anëtarësisë së gjerë lidhur me injorimin nga ana e Qeverisë së Kosovës në realizimin e kërkesave thelbësore

Ali Gashi kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës, tha se kemi dalur të protestojmë pasi u injoruam qe 20 vite e po ashtu edhe nga kjo qeveri që erdhi për transparencë.

“Sot një pjesë e strukturave të shërbyeseve civil kemi dalur të protestojmë pasi u injoruam qe 20 vite e po ashtu edhe nga kjo qeveri që erdhi për transparencë. Sindikata e pavarur e administratës ka ardhur në përfundim se trajtohen në mënyrë të pabarabartë. Përmes kësaj proteste kërkojmë të procedojnë me ligjin e pagave. Të fillojë sa me parë sigurimi shëndetësorë, paga minimale mos te jetë më e vogël se 350 euro”, tha ai.

Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së tha se po mundohemi që sa me par të fillojmë një dialogë me qeverinë e Kosovës dhe ti përmbyllim këto protesta.

“Ne po mundohemi që sa me par të fillojmë një dialogë me qeverinë e Kosovës dhe me ministrit përkatëse ne kërkojmë që sa me parë të ulemi dhe të diskutojmë dhe ta përmbyllim këto protesta”, tha ai.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj tha se ende është duke munguar dialogu por kemi shpresë si zë i përbashkët.

“Ende mungon dialogu por ne kemi shpresë se do të ketë dialogë. Si zë i përbashkët do ti realizojmë kërkesat tona urojë qe nga tani e tutje të dëgjohet zëri ynë”, tha ai.

Kryetari i FSHSK-së Blerim Syla tha se bashku do të ja dalim, sepse këta janë njerëzit më të rëndësishëm në funksionim e shtetit.

“Sot ndihem i privilegjuar. Këta njerëz janë njerëzit me të rëndësishëm në funksionimin e shtetit e në të njëjtën kohë janë më të shkelurit. Por së bashku do të ja dalim”, tha Syla./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara