Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović, ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në takimin e jashtëzakonshëm të NATO-s, të mbajtur në Bruksel.
Milanović, ka thënë se në takimin e liderëve të Aleancës Veriatlantike, është përmendur Bosnja e Hercegovina dhe vendet e tjera të rajonit që rrezikohen nga destabilizimi i mundshëm si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë, por jo edhe Kosova dhe Serbia.
“U përmend rajoni, BeH si një vend që gjoja është i rrezikuar, Moldavia, Gjeorgjia, por askush nuk përmendi Serbinë dhe Kosovën. Serbia ka zgjedhje për pak ditë dhe kam përshtypjen se është në krizë identiteti për një kohë të gjatë dhe se është e vështirë të kuptosh që rusët janë vetëm një fusnotë. Është e rëndësishme për NATO-n dhe BE-në, veçanërisht sepse Serbia po negocion, që të jetë një vend i qëndrueshëm me një perspektivë të qartë perëndimore, që t’u ofrohet pak më qartë. Katër shtete të NATO-s ende nuk e njohin Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet, dhe më në fund të bëhet një shtet anëtar i plotë”, ka thënë ai./arbresh.info/
Ermal Krasniqi vazhdon shkëlqimin te Legia, shënon ndaj ish ...
Haradinaj takon ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, fl...
Kurti në Davos takon ministrin kuvajtian të Energjisë Elektr...
Rama: Më 26 janar do i drejtohem Parlamentit të Izraelit, i ...
Sveçla mori pjesë në diplomimin e 21 kadetëve që përfunduan ...
Muriqi kandidat serioz për më të mirin e muajit në La Liga