Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka mirëpritur vendimin e Parlamentit Evropian për votimin pro të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Sipas tij, kjo është një fitore e përbashkët e institucioneve të BE-së e po ashtu vetëdijesim i atyre që kundërshtuan më shumë se dy vite ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e zi, transmeton Indeksonline.
“Sot Parlamenti Evropian votoi që qytetarët e Kosovës t’i barazojë me qytetarët tjerë evropian, që edhe ata të lëvizin lirë në vendet e Shengenit. Është kjo fitore jonë e përbashkët, e institucioneve të BE-së, e përmbushjes së kritereve nga shteti i Kosovës dhe e vetëdijesimit të atyre që kundërshtuan më shumë se dy vite ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.
Të shpresojmë por edhe të punojmë që edhe Këshilli I Ministrave të BE-së në të ardhmen e afërt të vendosë pozitivisht për liberalizimin e vizave. Këtë vendim e meritojnë qytetarët e Kosovës. IM”, ka shkruar Mustafa./Indeksonline/
Burime amerikane: ShBA mund të nis një sulm kundër Iranit të...
Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...