1 mijë e 840 aktakuza të ngritura për 10 muaj nga Prokuroria Themelore e Pejës

11:21 | 10 Nëntor 2025
E.G

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se gjatë periudhës kohore janar- tetor të këtij vitit ka ngritur 1 mijë e 840 aktakuza.

Sipas prokurorisë në këtë periudhë janë ngritur 12.67 % me shumë aktakuza krahas vitit të kaluar me të njëjtët periudhë që ishin ngritur 1633 aktakuza.

Kjo prokurori gjerë në muajin tetor të këtij vitit ka pranuar gjithsej 2612 lëndë, ose 14.2% me shumë në periudhën kohore janar – tetor të vitit 2024, që ishin pranuar 2.288 lëndë.

Nga lëndë në punë që ka pasus kjo prokurori brenda 10 muajve të vitit 2025, janë përfunduar gjithsej nga prokuroret e shtetit 2.733 lëndë, ose 16.65% me shumë se 10 muajt e vitit 2024 që ishin përfunduar 2.343 lëndë.

Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar për ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të trajtimit të lëndëve penale, gjithmonë në suaza të profesionalizmit dhe objektiviteti./Arbresh.info