Në dalje të Prishtinës janë të vendosur lloj-lloj automjetesh që janë të konfiskuar, numri i të cilave kalon mbi 1000 sosh.
Ka një kohë të gjatë që kjo agjenci ka nisur projektin për krijimin e një platforme elektronike, përmes së cilës do të organizoheshin ankandet e shitjes, si të automjeteve, ashtu edhe të gjësendeve tjera që janë konfiskuar, raporton KTV.
Mirëpo, kjo platformë pasi thuajse ishte gati, u desh të ndryshohej.
Në bazë të rregullores për përcaktimin e kritereve dhe procedurës së përdorimit apo shfrytëzimit të mallrave të konfiskuara nga Dogana lejohet që të njëjtat të përdoren nga institucionet e shtetit, pasi një gjë e tillë lejohet prej Komisionit të formuar për këtë çështje.
Zyrtarë të Doganave thonë se ka raste kur përdorin për nevoja të veta veturat e konfiskuara, por nuk dihet nëse njëjtë veprojnë edhe institucionet tjera, pasi një pjesë e automjeteve mund të futen në përdorim.
Përdorimi i tyre do të mund të eliminonte sindromën që ndodh çdo vit, ku institucionet e ndryshme ndajnë mijëra euro për blerje të automjeteve të reja.
Përpos këtij parkingu, janë edhe dy parkingje që kanë automjete të konfiskuara për arsye të ndryshme.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë