Kurti nuk e pret nesër Gjukanoviqin në Kosovë, vazhdon vizitën në SHBA

14:56 | 17 Maj 2022
A Z

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq do të vijë nesër në Kosovë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, por jo edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Kurti aktualisht gjendet në SHBA.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësi Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha  Kurti aktualisht është në SHBA dhe do të qëndroj edhe gjatë kësaj javë.

“Kryeministri Kurti vazhdon të jetë për vizitë në SHBA edhe gjatë kësaj jave”, tha Kryeziu./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Presidenti i Malit të Zi nesër në Kosovë