Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur mbrëmjen e së hënës bashkatdhetarë në Ballkonin e Hapur të Qeverisë së Kosovës, duke e cilësuar mërgatën si një pjesë të pandashme të jetës kombëtare dhe zhvillimit të vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti tha se takimet me mërgatën janë gjithmonë të veçanta, pasi sjellin energji, frymëzim dhe rikujtojnë historinë e Kosovës, si dhe përgjegjësinë ndaj brezave të rinj.
Sipas tij, diaspora nuk përfaqëson vetëm qytetarët që jetojnë jashtë vendit, por është vazhdimësi natyrore e jetës kombëtare dhe një urë që ruan gjuhën, traditat dhe identitetin shqiptar përtej kufijve.
Kurti theksoi se qasja e institucioneve ndaj mërgatës bazohet në solidaritet dhe shërbim, me synimin që çdo bashkatdhetar të ndihet i lidhur me Kosovën jo vetëm përmes kujtesës, por edhe përmes mundësive konkrete që ofron shteti.
Ai shtoi se angazhimi i mërgatës nuk do të mbetet në margjinat e politikave shtetërore, por do të jetë pjesë e të gjitha politikave publike dhe proceseve vendimmarrëse, si një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...