KQZ-ja mblidhet sot, ky është rendi i ditës

10:24 | 13 Janar 2022

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në ora 13:30 mban mbledhjen e parë për vitin 2022.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar për rendin e ditës:

1. Hyrje – z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet nr. 81, 82, 83 dhe 84 të vitit 2021.

2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;

3. Raport i Këshillave të KQZ-së:

Këshilli për Çështje Ligjore:

– Shqyrtimi dhe miratimi i zëvendësimeve të anëtarëve të Kuvendeve Komunale të komunave: Klinë, Zubin Potok, Lipjan, Rahovec, Deçan, Pejë dhe Prizren.

Këshilli për Personel:

– Diskutim lidhur me pozitën e Zëvendëskryeshefit të SKQZ-së dhe Drejtorit Ekzekutiv të Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim.

Komiteti i Auditimit:

– Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të Komitetit të Auditimit për vitin 2021.

4. Të ndryshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara