Tre vetura janë përfshirë në një aksident të rëndë në rrugën Pejë- Radall ku mbeti e vdekur një grua dhe të lënduara dy të tjera.
Lexues të KALLXO.com kanë dërguar fotografi dhe video të aksidentit.
Në video shihen dy vetura pothuajse tërësisht të shkatërruara nga aksidenti.
Aksidentin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Drtion Rugova.
“Ju njoftojmë se në rrugën Pejë-Radall ka ndodhur një aksident zingjiror mes tre veturave. Një femër ka pësuar me fatalitet dhe dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore, femra të gjitha. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Rugova./kallxo.com/


Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...