Ka arritur në 1 mijë e 363 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, në vendin tonë janë infektuar me koronavirus 52 mijë e 943 persona nga 192 mijë e 296 sa kanë qenë të dyshuar për virusin SARS-CoV-2.
Sipas IKSHPK-së, që nga muaji mars, kur edhe janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, janë gjithsej 1 mijë e 363 persona të cilët kanë humbur betejën me COVID-19.
Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të IKSHPK-së, po ashtu gjatë gjithë kësaj periudhe janë shëruar gjithsej 44 mije e 436 persona nga koronavirusi.
Në bazë të këtyre statistikave dhe të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, aktualisht në Kosovë janë edhe 7 mijë e 144 raste aktive me COVID-19.
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...