Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka dhënë një deklaratë interesante, në natën e së mërkurës.
Ai ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se nuk do të mërzitej nëse Lëvizja Vetëvendosje do të bëhej pjesë e qeverisë së ardhshme të vendit.
Berisha ka thënë se ka qejf ta shohë kreun e VV’së, Albin Kurti, në qeveri. Për këtë, ka dhënë edhe një arsye.
Ka deklaruar se nëse Kurti do të hynte në qeveri, ai, si deputet, vazhdimisht do ta gjuante me vezë në Kuvendin e Kosovës.
“Kisha pas qef me pa Albin Kurtin në qeveri, e unë mos me ia nda t’u e gjujtë me vo”, është shprehur ai në T7.
Rinia Demokratike e Kosovës sot mban aksion simbolik para Qe...
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait pezullon përkohësisht flutur...
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...