Ushtruesja e Detyrës Presidentja e Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetare e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, nga sot deri të premten do të qëndroj në Shqipëri, në vizitën e parë zyrtare prejse e ka marrë detyrën.
Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, u.d Presidentja, zonja Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh me personalitet të larta të shtetit.
Presidentja Osmani e nis viztën e saj në Shqipëri me nderime te memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Lezhës.
Kurse me pas Presidentja, do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ndërsa, në orën 17:00, do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie.
Ndërsa në ditën e dytë Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi dhe Kryeministrin Edi Rama.
Osmani po ashtu do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë si dhe do të vendos kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Të premten Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të Çelësit të Qytetit.
Ndërkaq, në fund te vizites Osmani do të ketë takim me ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha./ Arbresh.info/
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...