Kompletimi i emrave të kabinetit të ri qeveritar është pothuajse punë e kryer.
Mandatari Dimitar Kovaçevski sot takoi kryesinë e ngushtë të partisë për një konfirmim të fundit të emrave që ka zgjedhur, pas konsultimeve edhe me partnerët e koalicionit qeveritar.
Të hënën pasdite, në mbledhjen e kryesisë qendrore, Kovaçevski do t’i konfirmojë emrat edhe para organeve të partisë. Për opinionin emrat nuk janë zyrtarizuar por mediat tashmë raportojnë jo zyrtarisht për disa prej tyre.
Qeveria e Kovaçevskit:
Sanja Llukarevska – zv/kryeministre për luftë kundër korrupsionitBojan Mariçiq – zv/kryeministër për çështje evropianeFatmir Bytyqi – zv/kryeministër për çështje ekonomikeMinistër për Punë të Brendshme ende nuk dihet emriLupço Nikollovski – ministër i MbrojtjesMillan Zhivkoviq – ministër për Punë dhe Politikë SocialeSllavjanka Petrovska – ministre e DrejtësisëTrajan Dimkov – ministër i BujqësisëDilema ka pasur për Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve por gjasat janë që ajo të drejtohet edhe më tej nga Bllagoj Boçvarski. Partitë shqiptare të koalicionit mbeten te kuadrot e njëjta.Kovaçevski pritet të dorëzojë propozimin për kabinetin e ri qeveritar në Kuvend ditën e martë dhe ai të votohet gjatë fundjavës së ardhshme.Ministër i Punëve të Brendshme me gjasë do të mbetet Oliver Spasovski edhe pse u përfol se nënkryetari i LSDM-së Mile Zeçeviq do ta udhëheqë dikasterin e Brendshëm./AlsatM
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...