Pas protestës së 9 janarit, ku u shënua pjesëmarrje masive e qytetarëve, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, planifikojnë që protestën e radhës ta mbajë pikërisht në 9-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt.
Lajmin për KosovaPress e konfirmoi një burim i besueshëm brenda opozitës.
“Pas takimeve tona mobilizuese me strukturat dhe koordinimit ndëropozitar, opozita 17 shkurtin e ka vendosur si datë të protestës së radhës”, thotë ky burim.
Opozita e bashkuar në vazhdimësi ka kundërshtuar dy marrëveshjet e arritura me dy shtetet fqinjë, atë të Asociacionit të komunave serbe me Serbinë, si dhe marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
Në deklarime të mëhershme, para dhe pas protestës së 9 janarit, opozita vendosmërisht ka deklaruar protesta deri në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, nëse e njëjta nuk tërheq marrëveshjen për Asociacionin, duke pasur për bazë interpretimin e tyre të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë marrëveshje, e cila kishte thënë se kjo marrëveshje nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.
Ndërkaq, sinjale për tërheqje të Marrëveshjes së Asociacionit nuk ka pasur nga Qeveria e Kosovës. Përkundrazi, Qeveria këmbëngul në themelimin e Asociacionit të komunave serbe, në bazë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...