Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot kredencialet e ambasadorit të ri të Republikës së Italisë, Nicola Orlando.
Presidenti Thaçi i ka uruar ambasadorit Orlando mirëseardhje në Kosovë dhe e ka uruar për detyrën e re.
“Italia për ne është një partner strategjik dhe dëshirojmë të zgjerojmë edhe më shumë bashkëpunimin edhe ashtu të shkëlqyer në mes dy vendeve tona”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ambasadori Orlando u shpreh i lumtur që do të vazhdojë punën në thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe konfirmoi se Italia dëshiron të shoh Kosovën si dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së.
Presidenti i Republikës së Kosovës ka shprehur mirënjohje për përkrahjen që Italia i ka dhënë Kosovës në të kaluarën por edhe sot, dhe shtoi se Kosova llogarit në përkrahjen e Italisë edhe në të ardhmen në rrugën e integrimit në NATO dhe BE.
LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: Numër i bashkimit dhe ri...
Bedri Hamza: PDK garon me numrin 125, për seriozitet, punë d...
Këta janë numrat e subjekteve politike për zgjedhjet e 7 qer...
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...
Trump: Udhëheqësi i lartë i ISIS-it u vra nga forcat amerika...
Rama ndan momente nga vizita në Estoni