Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të mikes së madhe të shqiptarëve të Kosovës, ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se Albright do të mbetet përjetësisht në historinë e shqiptarëve si heroinë.
“Lamtumirë zonja e madhe Madeleine Albright. Gruaja e parë në historinë e SHBA që ishte në krye të diplomacisë, do të ngelet përjetësisht në historinë e shqiptarëve si heroinë. Ajo pati kurajën që me vendosmëri ta udhëheqë botën e lirë, për ndalimin e gjenocidit ndaj popullit tonë, çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit. Kosova duhet të shpallë ditë zie, në respekt të zonjës së madhe Albright. Faleminderit zonja sekretare. Shpirti yt u prehtë në parajsë”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...