Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani pati një bashkëbisedim virtual me ambasadorin kanadez Alan Bowman
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ambasadorin kanadez Alan Bowman, transmeton Arbresh.info
Në takim është biseduar për situatën aktuale me pandeminë Covid-19 dhe menaxhimin e saj.
Kryetarja Osmani ka falënderuar ambasadorin Bowman për mbështetjen në këtë proces, fokusimin në fuqizimin e rolit të gruas si dhe mbështetjen ndaj kategorive të margjinalizuara.
Në këtë takim u bisedua edhe për situatën aktuale politike në vend dhe rolin e Kuvendit të Kosovës në këto zhvillime. Kryetarja Osmani e ka njoftuar ambasadorin Bowman lidhur me punët e planifikuara në agjendën e Kuvendit për sesionin vjeshtor si dhe për mundësinë e projekteve të përbashkëta në të ardhmen. U theksua rëndësia e diplomacisë parlamentare si dhe u diskutua edhe zhvillimet e fundit lidhur me dialogun Kosovë-Serbi./Arbresh.info/
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile