Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit.
Ai ka thënë se kjo festë le të jetë një moment reflektimi për të gjithë ne, në përmirësimin e raporteve ndër njerëzore dhe besimin e pa kontestueshëm në Zot.
“Urime festa e Kurban Bajramit, edhe pse po jetojmë në këtë kohë të rëndë pandemie, ku të gjithë duhet kujdesur për njeri-tjetrin, dëshirat dhe urimet tona janë që të festojmë Bajramin tjetër në një situatë normale, me vizita tek miqtë e familjarët. Të dashur qytetarë, në këto momente feste, lutemi për të gjithë të prekurit me koronavirus, ndjejmë dhimbje për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre nga kjo pandemi si dhe bëj apel që secili qytetar të kujdeset dhe ta ruaj veten dhe me të dashurit e tyre”, thekson Mustafa.
Ai ka kërkuar që të shmangen tubimet dhe vizitat nëpër familjar. “Këtë vit le të festojmë më zemër, e në distancë, vetëm kështu do ta ruajmë shëndetin publik. Urime Kurban Bajramin dhe shpresoj që vitin e ardhshëm të festojmë të gjithë së bashku, në kushte dhe rrethana normale shëndetësore”, shkruan kreu i LDK-së.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...