Në kuadër të vizitës zyrtare dhe takimeve të shumta dhe të rëndësishme në Slloveni, ministri i Ministrisë së Inovacionit Besim Beqaj ka takuar sot ministrin Administratës Publike të Sllovenisë, z. Rudi Medved. Tema kryesore të takimit ishin: mundësia e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Sllovenisë në fushën e dixhitalizimit të administratës dhe ekonomisë, dhe bashkëpunimi në ndërtimin e kapaciteteve të prodhuesve kosovarë për të qenë partnerë dhe konkurrues në tregjet ndërkombëtare përmes qasjes së përbashkët në hulumtim, ndërmarrësi inovative, ndërkombëtarizim të ekonomisë.
“Sllovenia është një nga shtetet lidere në Evropë për inovacion dhe dixhitalizim, fakt ky shumë i rëndësishëm për të përfituar nga ekspertiza dhe përvojat më të mira sllovene”, ka thënë me këtë rast ministri Beqaj.
Ai ka thënë po ashtu se, marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore do të forcohen me vazhdim të bashkëpunimit të fuqishëm në fushën e dixhitalizimit të administratës shtetërore dhe ekonomisë, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, qasjen e përbashkët në tregjet e treta dhe asistencë profesionale teknike në përfitimin nga programet e finaicmit të BE-së.
Gjatë qëndrimit në Slloveni, ministri Besim Beqaj do të ketë takime edhe me udhëheqësit e Tech Parkut të Lubjanës dhe me drejtuesit e Odës Ekonomike dhe të Industrisë së Sllovenisë, me qëllim të marrjes së ekspertizës slloven në funksionimin e qendrave të inovacionit, si dhe bashkëpunimi në ndërtimin e kapaciteteve të prodhuesve kosovar për të qenë partner dhe konkurrues në tregjet ndërkombëtare.

Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...