Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka njoftuar se ka zhvilluar një takim virtual me një delegacion të Bankës Botërore.
Ai ka thënë se vlerëson lartë bashkëpunimin dhe partneritetin e deritashëm me Bankën Botërore.
“Qeveria e Kosovës është e interesuar që të punoj me intensitet të shtuar në ballafaqimin e situatës së krijuar nga pandemia globale COVID 19 dhe pasojave të shkaktuara sidomos tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i tij i plotë:
Në kuadër të angazhimeve për të thelluar bashkëpunimin me institucione të ndryshme e në veçanti me ato financiare sot kam zhvilluar një takim virtual me një delegacion të Bankës Botërore.
Në këtë takim theksova se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që unë e drejtoj e vlerëson lartë bashkëpunimin dhe partneritetin e deritashëm me Bankën Botërore.
Qeveria e Kosovës është e interesuar që të punoj me intensitet të shtuar në ballafaqimin e situatës së krijuar nga pandemia globale COVID-19 dhe pasojave të shkaktuara sidomos tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Temë tjetër e këtij takimi virtual ishte edhe rritja e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ku potencova se si MTI jemi të interesuar të përshpejtojmë implementimin e këtij projekti që zyrtarisht ka filluar nga mesi i vitit 2018.
Një sfidë e veçantë është edhe miratimi i Ligjit për Inspektimet i cili pritet të miratohet deri në fund të marsit 2021. Aprovimi i Ligjit do të mundësojë inicimin e procesit të prokurimit të platformës elektronike “E-Inspektori” që do të financohet nga projektit CERP-së në vlerë prej 2-3 milionë euro.
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...