​Kosova për herë të parë mund të dërgojë përfaqësuesin e MPJD-së në Departamentin e Shtetit

13:41 | 20 Gusht 2020
V. S.

Ministrja e Punëve të jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, se bashku më Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi janë duke qëndruar për vizite zyrtare në SHBA.

Sot Haradinaj-Stublla është takuar  më  Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer, shkruan Arbresh.info.

Përmes një postimi në facebook, Ministrja ka bërë të ditur se Republika e Kosovës për herë të parë në historinë politike, do të mund të dërgojë përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të saj në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Postimi i plotë:

Republika e Kosovës për herë të parë në historinë politike, do të mund të dërgojë përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të saj në Departamentin Amerikan të Shtetit. Këtë ma konfirmoi gjatë takimit Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer.

Koordinimi i ngushtë i politikës sonë të jashtme me SHBA-të, dhe profesionalizimi i Shërbimit të Jashtëm sipas praktikave më të larta ndërkombëtare e diplomatike, mbetet përkushtim i përbashkët yni.

Diskutuam me z.Palmer edhe dialogun me Serbinë, ku bashkë me Ministrin e Drejtësisë Selim Selimi theksuam se vetëm nën lidershipin amerikan, dialogu do të ketë dinamikën dhe qartësinë e duhur për t’u përmbyllur me njohje reciproke në kufijtë ekzistues, duke ruajtur karakterin unitar dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës./arbresh.info/

Fotografia e Meliza Haradinaj-Stublla

Fotografia e Meliza Haradinaj-Stublla

Fotografia e Meliza Haradinaj-Stublla

Fotografia e Meliza Haradinaj-Stublla

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme