Lagja “Qëndresa”, “Marigona 2”, “Qershia” në Prishtinë dhe fshati Miradi sot do të mbeten pa ujë.
Kjo pasi që siç njofton kompania Rajonale Ujësjellësi KRU “Prishtina” Sh.A është për shkak të disa punimeve teknike tokësore.
“Në kuadër të disa punimeve teknike tokësore, kompania private “ Berisha ” ka bërë kërkesë në KRU ” Prishtina ” për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm shkaku i kyçjes në gypin e vjetër të ujit me diametër fi 250 mm, ditën e nesërme më 3 nëntor 2020”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina” Sh.A.
“Andaj, njoftojmë konsumatorët e lagjes “ Qëndresa “, lagjes “ Marigona 2 ”, lagjes “ Qershia” dhe fshati Miradi se, gjatë ditës së nesërme ( 3 nëntor 2020) do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, duke filluar nga ora 08:00 – 18:00”, thuhet mes tjerash në njoftimin e kompanisë.
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...