Sot me fillim nga ora 09:00 para Klinikës së Kirurgjisë proteston një grup i inferimerëve, në shenjë të pakënaqësisë me Ligjin për Paga.
“Sa me masovikisht te merrni pjese do te ishte ne te mire te Infermierisë, se sa me shume te jemi, do te ndihmoje qe kërkesa jone te jete sa me e fuqishme dhe me serioze. Ju njoftoj poashtu qe kjo proteste përkrahet edhe nga Federata Sindikale e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e infermierëve.
Kujtojmë se përveç kësaj proteste, sot në arsim shënohet dita e 14-të e grevës.
SBASHK-u ka apeluar te deputetët që të votojnë ngritjen e koeficienteve sipas kërkesave të tyre, ose në të kundërtën ta hedhin poshtë këtë ligj.
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...