Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka reaguar ndaj deklaratës për media të kryetares së Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, e cila gjatë ditës së sotme ka thënë se nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik iu është thënë se nuk kanë pasur shumë përkrahje institucionale gjatë kësaj periudhe.
Instituti thotë se drejtori i Institutit Kombëtar, Naser Ramadani sot si i ftuar ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, në të cilën ka prezentuar situatën epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë dhe është përgjigjur në pyetjet e anëtarëve të komisionit.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës thekson se nuk qëndron ajo që në disa portale citohet të ketë deklaruar Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi Dr Albena Reshitaj, se “Nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik na u është thënë se nuk kanë pasur shumë përkrahje institucionale gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu, Kosova nuk ka pas kapacitete të mjaftueshme të bëjë testime të mjaftueshme, sidomos për të riatdhesuarit.” Përkundrazi, Prof. Naser Ramadani ka deklaruar para anëtarëve të komisionit se të gjitha rekomandimet e IKSHPK janë marrë parasysh nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës dhe janë shndërruar në masa të cilat kanë pasur efekt në zbutjen dhe mbajtjen në kontroll të situatës epidemiologjike. Gjithashtu, Prof. Naser Ramadani ka deklaruar se ka pasur kapacitete të mjaftueshme të bëhen testime dhe se asnjë person që ka pasur indikacione epidemiologjike nuk ka mbetur pa u testuar. Lidhur me të gjitha këto deklarime para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, ekziston transkripti dhe dëshmitë e anëtarëve të Komisionit të pranishëm në mbledhje”, thuhet në reagim.
Kurti në tre fshatra të Malishevës, i jep përkrahje Gani Kra...
SHBA/ Kush dhe çfarë fshihet në dosjet Epstein?
Kryeministri Rama ndan pamjet: Videokartolina e darkës së fu...
Digjet trafostacioni pranë fushës së futbollit në Klinë, rap...
2025-ta vit i njohjeve: Katër shtete njohën shtetësinë e Kos...
Kurti nga Vushtrria: Investimet dhe mirëqenia e qytetarëve p...