Shukri Rrahimi nga Vërbica e Zhegovcit që nga sot është bërë me shtëpi të re.
Ky dhe familja e tij deri më tani jetonin në një shtëpi që nuk i ka plotësuar kushtet elementare për banim.
Shtëpia e familjes Rrahimi është ndërtuar me ndihmën e klubit të motoristëve nga Zvicra “Plisat”, të cilët kanë dhënë mjete për ndërtimin e kësaj shtëpie që u përurua sot.
Në përurimin e shtëpisë ka marrë pjesë kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, nënkryetari Rexhep Kadriu dhe përfaqësuesi i klubit të motoristëve “Plisat”, Bekim Dalipi.
Bekim Dalipi, përfaqësues i klubit të motoristëve “Plisat”, u shpreh i lumtur që kanë arritur ta bëjnë një familje me kulm mbi kokë, duke iu siguruar kushte shumë të mira për banim.
“Në fund të korrikut i premtuam kryetarit dhe sot, siç po e shihni, e ndërtuam këtë shtëpi me çelësa në dorë për këtë familje. Ka qenë dëshirë e jona që ta përzgjedhim një familje që jeton në një zonë rurale dhe Komuna e Gjilanit na e ka mundësuar këtë. Ne nuk do të ndalemi edhe në të ardhmen që t’u dalim në ndihmë njerëzve”, ka thënë Dalipi.
Pronari i shtëpisë Shukri Rahimi e ka falënderuar kryetarin Haziri dhe donatorin, ndërkaq është shprehur se kjo është dita më e lumtur e jetës së tij meqë ka hyrë në shtëpi të re.
Kjo është shtëpia e 17-të që po ndërtohet për familjet skamnore pas iniciativës e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri,i cili organizoi mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, ndërsa pritet të ndërtohen edhe të tjera po këtë vit.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot