Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka deklaruar se Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe se tani nevojitet përparim në këtë çështje.
“Ka kaluar shumë kohë për liberalizimin e vizave të Kosovës: vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret e lidhura dhe ne tani duhet të bëjmë përparim për këtë çështje. Unë do ta mbështes plotësisht këtë”, thuhet në një postim të misionit EULEX në Kosovë, në rrjetin social Twitter.
Borrell gjithashtu ka folur edhe për procesin e dialogut, duke bërë të ditur se do të mbahet një takim tjetër i nivelit të lartë Kosovë-Serbi në muajin qershor, pa e përmendur datën e saktë.
Ndryshe, Kosova është vendi i fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e gëzon të drejtën e lirisë së plotë të lëvizjes në vendet e Bashkimit Evropian.
Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtin...
Dorëheqja e Haxhi Avdylit, vjen reagimi i Partisë Guxo
Tentoi t’i fuste “në të zezën” mbi 500 litra naftë nga Kosov...
Osmani ende s’e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjev...
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë