Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, gjatë një vizite që zhvilloi sot në Gjakovë, u takua me përfaqësuesit dhe anëtarët e Shoqatës së Pensionistëve të Gjakovës.
Gjatë takimit, Abrashi ka dëgjuar problemet dhe nevojat e pensionistëve gjakovarë, të cilët i artikuluan kërkesat e tyre.
Pasi i dëgjoi pensionistët, Abrashi i njoftoi me skemën e re pensionale, e cila parasheh rritje të pensioneve deri në 100 euro.
Ministri, po ashtu, shpjegoi se nga skema bazike jokontributdhënëse do të hiqen vetëm ata persona që nuk janë banorë rezidentë të Kosovës.
Takimi u përmbyll me pajtimin e përbashkët që konsultat me pensionistët të vazhdojnë edhe në të ardhmen, thuhet në njoftimin e MPMS-së.
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...
Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
Hamza: PDK respekton vendimin e Kushtetueses, ende pa ftesë ...