Strukturat drejtuese të AAK-së dhe të Nisma, sot në një takim pune kanë përcaktuar format e kundërshtimit opozitar dhe veprimet e përbashkëta politike.
Janë dakorduar që protesta e 14 majit të jetë protestë civile dhe paqësore dhe manifestim i fuqishëm i pakënaqësisë qytetare me qeverisjen e vendit dhe me marrëveshjet për Demarkacionin dhe Asociacionin.
Po ashtu janë krijuar grupet përbashkëta punuese që do të merren me harmonizimin e një platforme të përbashkët politike dhe programore, e cila do të jetë ofertë e përbashkët e bllokut opozitarë, për qytetarët e Kosovës.
Takimi është drejtuar nga kryetarët e të dy partive respektive, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës