Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u ka bërë thirrje deputetëve që ta shmangin bojkotimin e votimit të projektligjeve.
Kjo sipas tij do të thotë varfërim të vendit.
Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, njoftoi se seanca e sotme vazhdon në orën 15:00, në bazë të procedurave që kanë.
Ai përmendi projektligjin e noterisë, shërbimeve postare, ligjin për legalizimit që do t’i ndihmonte familjet e qytetarëve të Kosovës.
”Dëshira politike që është si vullnet politik pozitë-opozitë mos të konsumohet në kurriz të qytetarëve por të jetë një veprim që është legjitim opozitar, qoftë edhe një mocion mosbesimi për qeverinë aktuale por nuk është taktikë e mirë që të improvizohet brenda seancave se vullneti politik po ndërron në bazë të vullnetit individual”.
”Ne në Kuvendin e Kosovës nuk jemi për deponimin individual por për dispononim e qytetarëve”, tha Veseli.
Sipas tij, në këto rrethana, Kuvendi do të shkojë në pushim shumë shpejt,
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman