Pasi dje një grup i aktivistëve të Fushë Kosovës mbajtën një aksion simbolik para stacionit policor të kësaj komune pas vrasjes së 11-vjeçarit, sot është paralajmëruar protestë.
Ata protestojnë për siç thonë neglizhencën institucionale të policisë dhe gjyqësisë për vrasjen e 11-vjeçarit që ndodhi javën e kaluar.Gazmend Qyqalla, aktivist dhe pjesëtar i komunitetit ashkali, ka bërë thirrje që sot të protestohet në mënyrë që të mos lejohet që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të institucioneve publike.
“Ju ftojmë të ngrihemi të gjithë në protestë para Policisë dhe të mos lejojmë që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të këtyre institucioneve që më së paku po na mbrojnë. Të premten në orën 14;00 mblidhemi tek lagjja ‘Meshari ‘për të vazhduar drejt stacionit policor në Fushë Kosovë”, tha ai.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej 1 muaji për të dyshuarin për vrasjen e 11-vjeçarit. S.O është arrestuar disa ditë pasi K.Veseli u gjet i vrarë më 7 korrik nën shkallët e një ndërtese në Fushë Kosovë.
Edhe i dyshuari dhe tashmë i ndjeri i përkasin komunitetit ashkali ndërsa familja e të miturit kanë treguar se e kanë lajmëruar rastin në Polici. E Prokurorisë i kishte mjaftuar vetëm një kallëzim penal për S.O dhe të njëjtin e kanë lënë të lirë.
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...