Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, janë duke kryer përgatitjet e fundit për protestën gjithpopullore të paralajmëruar për nesër, më 9 janar, për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës pas insistimit të saj që ta themelojë Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë, marrëveshje që u arrit në gusht të vitit të kaluar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësim të BE-së.
Nëpërmjet komunikatave për shtyp, që të tri partitë e opozitës nga Komuna e Malishevës, njoftojnë se Malisheva si kurrë më parë po tregohen të gatshme, të vullnetshme dhe të guximshme për të vendosur dhe për të marrë pjesë, siç e kanë quajtur ata, në ngjarjen historike për mbrojtjen e sovranitetit të shtetit.
“Qytetarët nuk mund të tolerojnë një Qeveri që shkel Kushtetutën dhe qytetarët e saj një Qeveri e cila po e rrezikon shtetin dhe sovranitetin”, thuhet në komunikatë.
Sipas njoftimit, opozita e bashkuar në Malishevë gjatë këtyre ditëve ka mbajtur me dhjetëra tubime në fshatra, dhe takime me studentë e profesorë, punëtorë e mësimdhënës, bujq e muratorë, zejtarë e mërgimtarë dhe qytetarët të tjerë të të gjitha moshave, profesioneve e pikëpamjeve politike.
Sipas opozitës, pjesëmarrja në protestën e nesërme është obligim qytetar e kombëtar për s ecilin, ndërsa ka njoftuar se nisja nga Malisheva për në Prishtinë bëhet në ora 11:30 nga Stacioni i Autobusëve.
Edhe në komunat e Skënderajt dhe Drenasit, opozita e bashkuar ka bërë përgatitjet e fundit si dhe ka njoftuar qytetarët për orarin e nisjes.
“Lëvizja VETËVENDOSJE!, AAK dhe NISMA organizojnë udhëtimin për protestën që do të mbahet nesër më 9 janar! Në Skenderaj nisja bëhet në orën 11:30 nga stacioni i autobusëve, ndërsa në Drenas nisja bëhet në orën 11:30, nga selia e NISMA për Kosovën”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Kjo qeveri shkelëse po insiston ta themelojë “Zajednicën”, siç duket të vetmen formë për të qeverisur e ka që t’i bëjë dëm vendit të vet. Kjo qeveri ka një qëllim tashmë, t’i mbajë premtimet qe ia ka dhënë Serbisë, ndërsa për premtimet dhënë qytetarëve nuk brengoset, rasti më eklatant është thënia e kryeministrit ‘ne mund të jetojmë pa viza’. Sipas kësa j qeveria ne mund të jetojmë pa 200.000 vende pune, pa viza, pa UNESKO, veç pa Isën nuk mundemi”, thuhet më tej.
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu