Ngjarjet e datës 7 korrik 2021.
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Gjenerali amerikan Wesley Clark viziton Ministrinë e Mbrojtjes ku do të pritet me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së. Pas takimit, ministri Armend Mehaj dhe gjeneral Clark do të mbajnë konferencë për medie. (Ministria e Mbrojtjes, ora 10:00)
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. (Zyra e kryetarit Gjilan, ora 10:00)
Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) përuron objektin e ri të njësive për përpunimin e ushqimit dhe programin për aftësim profesional në IADK. (Sfaraçak i ulët, Vushtrri. ora 11:00-13:00)
Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) përmes platformës Zoom lanson raportin mbi vlerësimin gjinor “Deficiti demokratik në Kosovë: Pjesëmarrja e plotë e grave”. Folës kryesor në ngjarje do të jenë edhe Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës. (Hotel “Swiss Diamond”, salla e konferencave Dyar, ora 14:00-15:00)
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...