​Mogherini dhe Hahn i shkruajnë letër Enver Hoxhajt

17:05 | 22 Qershor 2017

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn i kanë shkruar letra ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, bën të ditur MPJ’ja.

Në letrën e saj pas zgjedhjeve për Hoxhajn, Mogherini e garanton mbështetjen e saj për Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Ajo ka thënë se e ardhmja e Kosovës dhe e gjithë Ballkanit është në Bashkimin Evropian, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Nga ana e tij, Komisioneri Hahn ka thënë se do të vazhdojë të jetë i përkushtuar në objektivin e një të ardhmeje të përbashkët të Kosovës, Ballkanit dhe Bashkimit Evropian, thekson kumtesa.

“Siç e kemi theksuar edhe bashkërisht, e ardhmja e Kosovës dhe e Ballkanit Perëndimor është e lidhur direkt me Bashkimin Evropian. Ndaj me ju përkushtimin për perspektivën Evropiane të Kosovës dhe rajonit, dhe dua t’ju siguroj se do të vazhdoj pa u ndalur ta ndjek këtë objektivë”, ka shkruar Hahn.

Korrespondenca vjen pas vizitës që Hoxhaj bëri në Bruksel gjatë muajit maj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara