Pas dështimit të seancës së sotme, kryesuesi i kuvendit, Adem Mikullovci, me kërkesë të koalicionit PAN, ka vendosur që të mbajë takim konsultativ me partitë të mërkurën.
Këtij takimi i janë përgjigjur pozitivisht të gjitha partitë e vendit, duke mos përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët kanë refuzuar pjesëmarrjen e tyre në takimin konsultativ.
Pal Lekaj nga AAK e ka mirëpritur vendimin e Mikullovcit për caktimin e kësaj mbledhje.
Por, ai i ka bërë thirrje kryesuesit të seancës, Adem Mikullovcit, që të mos bie pre e politikave të ngushta partiake, për thirrjen e një seance tjetër, pa u ulur në tavolinën e konsultimeve.
“ Ne e mirëpresim një ftesë të tillë për tu ulur në një takim konsultativ, të spektrit politik parlamentar dhe konfirmojmë pjesëmarrjen tonë si PAN, por në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje kryesuesit të seancës që të mos bjerë pre e politikave ditore e interesave të ngushta të individëve, për të ftuar seancë tjetër, përderisa ka bërë thirrje që te ulemi në tavolinën e konsultimeve për caktimin vazhdimit të seancës konstituive”, tha Lekaj.
Sipas tij, deputetët nuk duhet të shikohen si armiq mes vete, por vetëm si kundërshtar politik, për shkak të ideve të ndryshme për zhvillim të vendit. Ndërkaq, theksoi se konsensusi dhe dakordimi duhet të jenë alfa dhe omega e politikbërjes./Indeksonline/

Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...