Fatmir Limaj ka hedhur poshtë deklaratat e KMDLNJ-së se ajo çka ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës ishte dhunë.
Limaj, thotë se dhunë është ajo çka po i ndodh Kosovës.
“Dhunë është duke ushtruar mbi tokën e Kosovës. Ne jemi rritur me këtë gaz lotsjellës dhe nuk duam që fëmijët tanë të rriten kështu. Me këtë marrëveshje po rrënohet e ardhmja e fëmijëve”, tha Limaj.
Ai, tha se nuk do të tërhiqen dhe të kota janë mendimet e pozitës për një tërheqje të tillë.
Limaj ka ftuar pozitën për konsensus dhe të gjendet një zgjidhje por thotë se “Zajednica” nuk kalon.
“Ai që ka pasur vullnet për konsensus kjo është arritur. Të ulemi të bisedojmë dhe të gjejmë një zgjidhje por ‘Zajednica’ nuk pranohet”, tha Limaj.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...